Ndërlidhjet

Sllovenia apelon për kthim të dialogut "pa vonesë"


Ministria e Punëve të Jashtme e Sllovenisë ka shprehur shqetësimin e saj për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës.

"Ministria kërkon që të dyja palët të përmbahen nga të gjitha aktet e dhunës, si dhe nga veprimet që do të qonin në rëndimin e situatës", thuhet në komunikatën e këtij institucioni.

Diplomacia sllovene u kërkon të dyja palëve që t'i lejojnë përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare të kryejnë detyrat e tyre.

E njëjta konsideron se zgjidhja e cështjeve të hapura "duhet të kërkohet brenda dialogut Prishtinë-Beograd, i cili duhet të vazhdojë pa vonesë".

Njoftimi thekson se "arritja e stabilitetit të përhershëm, e sigurisë dhe e zhvillimit rajonal, është e mundur vetëm me perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilën duhet të përpiqen liderët e të dyja palëve".

"Duke marrë parasysh marrëdhëniet miqësore me të dyja shtetet, Sllovenia mbetet e gatshme për të marrë pjesë në kërkimin e zgjidhjeve", thuhet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme sllovene.
XS
SM
MD
LG