Ndërlidhjet

Dempsej pason admiralin Mullen


Gjenerali Martin Dempsej do të jetë shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë amerikane.

Lajmi është konfirmuar nga Senati i Shteteve të Bashkuara.

Demsej, 59 vjeç, do të zëvendësojë admiralin Majk Mullen nga fundi i muajit shtator.

Sekretari i Mbrojtjes, Leon Paneta, ka mirëpritur konfirmimin e senatit për gjeneralin Dempsej, ashtu si dhe për emërimin e admiralit Xhejms Vajnfelf si zëvendës të tij.

Paneta tha se "të sapozgjedhurit kanë intelekt të madh, udhëheqësi të dëshmura dhe vizion me ndikim të gjerë strategjik". "Administrata Obama do të përfitojë shumë nga këshillat e tyre", tha Paneta.
XS
SM
MD
LG