Ndërlidhjet

logo-print

Priten emërimet e 25 shefave të delegacioneve të BE-së në botë


Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton, theksoi të mërkurën qëllimin e saj për të emëruar 25 krerët e rijnë të delegacioneve të BE-së në botë, bëri të ditur Komisioni Evropian përmes një komunikate për media.

Këto emërime thuhet se janë pjesë e rotacionit të shefave të delegacioneve për vitin 2011 dhe përfshijnë 16 kandidatë të shërbimeve të shteteve anëtare, 7 të Shërbimit të Jashtëm të BE-së dhe dy të Komisionit Evropian.

Mësohet se emërimet do të konfirmohen pas marrëveshjeve me shtetet përkatëse dhe formaliteteve administrative.

Procedurat e përzgjedhjes për një numër të krerëve të delegacioneve nuk janë përfshirë në paketën e rotacionit për këtë vit. Këtu hyjnë Kosova, Siria, Uzbekistani, Mali dhe Kili.

Procedurat e tjera thuhet se janë në vazhdim për shefat e delegacioneve në Egjipt, Maqedoni, Eritre, për postin e shefit të zyrës së BE-së në Jerusalem dhe për postet e të ngarkuarve me punë në Zelandë, Ishujt Solomon, Laos, Trinidad dhe Tobago.
XS
SM
MD
LG