Ndërlidhjet

logo-print

NATO: Tensionet në veri janë duke u zbutur


Zyrtarë të NATO-s thonë se tensionet në veri të Kosovës janë duke u zbutur, dhjetë ditë pas operacionit të forcave të sigurisë në Kosovë për të marrë kontrollin mbi vendkalimet kufitare me Serbinë.

Kjo çështje është diskutuar edhe sot në selinë e NATO-s, vetëm një ditë pas paralajmërimeve se aleanca do të shtojë numrin e trupave në Kosovë.

Zëdhënësja Karmen Romero ka thënë se “prioritet për NATO-n tani është të ruhet një ambient i qetë dhe i sigurt”.
XS
SM
MD
LG