Ndërlidhjet

Berisha: Tensionet në veri produkt i qarqeve serbe.


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, ka komentuar sot zhvillimet në veri të Kosovës.

Berisha ka vlerësuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës që, siç ka thënë ai, garanton sovraniteti rendin kushtetues dhe integritetin territorial.

Tensionimin e situatë në veri Berisha e sheh si produkt të qarqeve ulëta nacionaliste serbe.

“Një grusht kontrabandistësh aventurier delinkuentësh apo edhe falla nga të Serbisë së madhe të kërcënojë rendin kushtetues të një vendi të lirë dhe të pavarur përben një gjë shumë të rendë".

"Qeveria e Kosovë në mënyrën më legjitime ka ndërhyre me të drejtën e saj kombëtare dhe ndërkombëtare për të vendosur kontrollin në pikat doganore të Kosovës”, ka deklaruar Berisha

Berisha ka thënë se është në të mirën e të dyja vendeve që të angazhohen në luftën kundër kontrabandës.

Ai ka thënë po ashtu se për vazhdimin e dialogut duhet të krijohen kushte të favorshme.

XS
SM
MD
LG