Ndërlidhjet

Kosovë: Arriti ushtruesi i detyrës së shefit të ri të UNMIK-ut


Ushtruesi i detyrës së përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif, ka arrituir në Kosovë, ka njoftuar UNMIK-u.

Zoti Zarif, që është nga Afganistani, ka përvojë të gjatë, pasi ka qenë zëvendës koordinator humanitar i OKB-së në Bagdad, në vitet e 90-ta, shef i stafit të misionit ndihmës të OKB-së në Irak dhe më vonë veproi në misionin e OKB-së në Sudan.

Ai ishte diplomat karriere në Afganistan dhe ka shërbyer si zëvendës ministër i jashtëm. Zoti Zarif ka studiuar drejtësinë, diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare në Fakultetin e drejtësisë dhe të shkencave politike në Universitetin e Kabulit.

Mëtutje, në njoftimin e UNMIK-ut, theksohet se prej datës 20 gusht 2010, ai ishte Drejtor i divizionit për Evropë dhe Amerikë Latine në Departamentin e operacioneve paqeruajtëse të OKB-së.
XS
SM
MD
LG