Ndërlidhjet

Rusi: Nëna urdhëroi vrasjen e djalit të saj


Hetuesit rusë thonë se një grua e kishte angazhuar në vrasës me pagesë për ta vrarë djalin e saj 21 vjeçar, për shkak se ai kishte refuzuar ta paguaj kredinë për kompjuter të ri.

Komiteti hetues ka njoftuar se gruaja, 47 vjeçare, dhe djali i saj, kishin pasur mospajtime për shkak se i biri kishte refuzuar ta paguaj kredinë për blerjen e kompjuterit të ri, që e kishte marrë në emër të së ëmes.

Gruaja, emri i së cilës nuk është bërë publik, iu drejtua një personi dhe i ofroi atij më se 12 mijë euro për vrasjen e djalit.

Por, ai në mënyrë sekrete raportoi në polici dhe gruaja ishte arrestuar, derisa ajo e bënte pagesën finale.
XS
SM
MD
LG