Ndërlidhjet

Siri: Raportohet për sulmet ndaj qytetit Hama


Nga Siria raportohet se trupat dhe tanket po vazhdojnë sulmin e tyre ndaj qytetit Hama, që ishte qendër e protestave kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Banorët thonë se Hama ishte cak i goditjeve me predha, ndërsa sipas disa raporteve, tanket e kanë okupuar sheshin kryesor në qendër të qytetit.

Trupat e Sirisë e kanë marrë në shënjestër këtë qytet prej të dielës dhe i kanë vrarë disa civilë.

Sipas grupeve për të drejtat e njeriut, prej se kanë filluar protestat anti-qeveri, para pesë muajve, janë vrarë afro 1700 vetë.

Goditja e fundit ndaj qytetit Hama është dënuar fuqishëm nga bashkësia ndërkombëtare.

Megjithatë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së vazhdon të diskutoj për përgjegjjen e tij ndaj dhunës, pasi në mbledhjen e mbrëmshme nuk u arrit pajtueshmëria për një rezolutë eventuale, meqë ka mospajtime ndërmjet anëtarëve të këshillit, lidhur me fjalorin që do të përdorej në dënimin e regjimit të al-Asadit.
XS
SM
MD
LG