Ndërlidhjet

logo-print

OKB i shpallë tri zona të reja të urisë në Somali


Kombet e Bashkuara sot i kanë shpallur tri zona të reja të urisë në Somali, duke e zgjeruar territorin e urisë, ku mbretëron shkalla më e lartë e mungesës së ushqimit dhe e vdekshmërisë. Në këtë territor përfshihen edhe kampet e refugjatëve në kryeqytetin Mogadisho.

Organizata për Ushqim dhe Agrikulturë e OKB-së (FAO), tha se uria me gjasë do të përhapet në të gjitha rajonet e jugut të Somalisë, gjatë gjashtë javëve të ardhshme.

Sipas të dhënave të OKB-së, 3,7 prej gjithsej 7.5 milionë njerëzve, janë në krizë në gjithë Somalinë. Somalia po vuan nga thatësia më e madhe në 60 vitzet e fundit.

Dërgimi i ndihmave në këtë vend është i vështirë për shkak se militantët e ndërlidhur me al-Kaidën e kanë nën kontroll pjesën më të madhe të hapësirave të prekura nga kriza në Somali.
XS
SM
MD
LG