Ndërlidhjet

Shvarc: Ka njerëz që janë detyruar të shkojnë në barrikada


Komandanti i njësisë shumëkombëshe Lindje të KFOR-it, koloneli amerikan, Majkël Shvarc, tha se gjatë vizitës në pjesën veriore të Kosovës, nga një numër i njerëzve në barrikada është informuar se aty ishin kundër vullnetit të tyre.

“Një numër i protestuesve i kanë thënë gjeneralit Shvarc se në barrikada ishin kundër vullnetit të tyre, pasi strukturat paralele dhe anëtarët lokalë të krimit të organizuar i kanë frikësuar dhe detyruar ta bëjnë këtë”, thuhet në njoftimin e forcave të Shteteve të Bashkuara në Kosovë.

Mëtutje në njoftim theksohet se njësia shumëkombëshe Lindje e mbanë nën kontroll vendkalimin Jarinje dhe se forcat do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshjme për të mbajtur ambient të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjithë njerëzit në Kosovë, të cilët e respektojnë ligjin.
XS
SM
MD
LG