Ndërlidhjet

Prishtina vendos vetë për veriun


Pamje nga veriu i Mitrovicës...

Pamje nga veriu i Mitrovicës...

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, theksoi se nuk do të ketë kthim prapa në veri, ndërsa akuzoi zyrtarët serbë që po qarkullojnë në atë pjesë të vendit për nxitjen e tensioneve dhe bashkëpunimin me kontrabandistët.

Në mbledhjen e së mërkurës të Qeverisë së Kosovës, kreu i ekzekutivit të vendit, shprehu sërish vendosmërinë e autoriteteve kosovare për të rikthyer sundimin e ligjit në veri.

Zyrtarët serbë ende po futen në mënyrë klandestine, dhe janë të vetmit zyrtarë në Evropë që lëvizin në mënyrë klandestine për fat të keq. Shteti i Kosovës vazhdon këmbëngulësish dhe me argumente të mbajë përgjegjës direkt këta zyrtarë të Beogradit për tensionin dhe dhunën në veri”, tha ai.

Mbështetjen për veprimet e autoriteteve kosovare lidhur me mbrojtjen e integritetit territorial e shprehu gjatë një qëndrimi në komunën e Gracaniçës, ambasadori amerikan në Prishtinë Kristofer Dell.

Ai tha se institucionet kosovare janë të gatshme të marrin vet vendimet për veprimet në interes të shtetit të tyre.

Duke komentuar deklaratën e presidentit serb, Boris Tadiq, sipas së cilës prapa politikave të institucioneve kosovare qëndron ambasadori amerikan, Dell tha:

E vërteta është se institucionet dhe Qeveria e Kosovës janë në gjendje të marrin vendimet për veten duke vepruar sipas mënyrës për të cilën besojnë se është në interesin e shtetit. Mendoj se do të ishte gabim që këto të perceptohen si vendime të fuqive të mëdha apo shteteve të tjera. Është shumë më mirë të kuptohet se këto janë vendime të shteteve që janë të shtyrë gjeografikisht të jenë gjithmonë fqinjë”, u shpreh Dell.

Komentet e Thaçit dhe të Dellit u bënë në kohën kur në veri po qëndronin shefi i delegacionit serb në bisedimet me Prishtinën, Borko Stefanoviq, dhe ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviq.

Këta të fundit zhvilluan gjatë ditës një takim me përfaqësues të serbëve lokalë që si shenjë proteste ndaj zhvillimeve të fundit po i mbajnë të bllokuara disa rrugë në veri përmes barrikadave rrugore.

Diplomati amerikan theksoi rëndësinë për lirimin sa më parë të të gjitha rrugëve në veri, ndërsa hodhi poshtë mundësinë për përdorimin e dhunës për normalizimin e situatës atje.

Ajo që duam të shohim është që këto synime të ndiqen përmes mënyrave që nuk rrisin tensionet, por që u lejojnë të gjithë qytetarëve të Kosovës-pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe pavarësisht se në cilën pjesë të shtetit jetojnë, të kenë përfitimet e të drejtat e barabarta dhe të marrin shërbimet e njëjta nga qeveria”, tha ai.
XS
SM
MD
LG