Ndërlidhjet

Qeveria hedh poshtë marrëveshjen


Qeveria e Kosovës e vlerëson të papranueshme draft-marrëveshjen e prezantuar në opinion, të arritur në mes të gjeneralit të KFOR-it, Erhard Byler, dhe zyrtarit serb, Borisllav Stefanoviq.

Përmes komunikatës për media, ekzekutivi ka njoftuar opinionin publik se, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, "kjo draft-marrëveshje është e papranueshme për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe e parealizueshme në territorin e Republikës së Kosovës".

"Qeveria e Kosovës do të respektojë në përpikmëri masat e reciprocitetit me Serbinë", thuhet në komunikatë.

Ekzekutivi i vendit ka mirëpritur përpjekjet e KFOR-it për zhbllokimin e rrugëve dhe krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, detyra këto që, siç thuhet, janë në përputhje me mandatin që e ka KFOR-i.

"Për Kosovën nuk do të ketë kthim prapa në gjendjen e para 25 korrikut", thekson Qeveria e Kosovës në komunikatën drejtuar mediave.
XS
SM
MD
LG