Ndërlidhjet

OKB: Dënohet gooditja e protestuesve në Siri


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka dënuar goditjen e përgjakshme të qeverisë së Sirisë kundër protestuesve anti-qeveri, duke akuzuar regjimin e presidentit Bashar al-Asad, për shkelje të gjëra të të drejtave të njeriut.

Në deklaratën presidenciale të Këshillit të Sigurimit, të miratuar mbrëmë vonë, dënohet ajo që përshkruhet si “shkelje e gjërë e të drejtave të njeriut dhe përdorimi i forcës kundër civilëve nga autoritetet e Sirisë” dhe bënë thirrje për ndaljen e menjëhershme të dhunës.

Poashtu, bëhet thirrje për të gjitha palët për përmbajtje dhe në një referencë të qartë për protestuesit, theksohet që të përmbahen nga sulmet kundër institucioneve shtetërore të Sirisë.
XS
SM
MD
LG