Ndërlidhjet

Afganistan: U vranë tre ushtarë të NATO-s


NATO-ja ka njoftuar se tre pjesëtar të saj janë vrarë në Afganistan.

Koalicioni i forcave ndërkombëtare tha se dy ushtarë ishin vrarë nga bomba në pjesën jugore të Afganistanit, ndërsa i treti kishte humbur jetën në një incident, që nuk ishte i ndërlidhur me operacion luftarak, në pjesën lindore të këtij vendi.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Sipas agjencisë AP, deri tash këtë vit, në Afganistan, janë vrarë 328 ushtarë të jashtëm.
XS
SM
MD
LG