Ndërlidhjet

Medvedev e uroi Obamën për ditëlindjen e 50-të


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, me telefon, i ka uruar presidentit amerikan, Barak Obama, ditëlindjen e 50-të.

Shërbimi për informata i Kremlinit njoftoi se në bisedën telefonike të mbrëmshme, Medvedevdhe Obama, poashtu, kanë diskutuar për fushatën e Rusisë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë, deri në fund të këtij viti.

Raportohet se Barak Obama planifikon të punoj mëngjesin e sotëm, para se ta shënoj ditëlindjen e 50-të me familje dhe miq në Shtëpinë e Bardhë.
XS
SM
MD
LG