Ndërlidhjet

logo-print

Turqi: Emërohen komandantët e rinj ushtarakë


Turqia i emëron komandantët e rinj ushtarakë, pas dorëheqjes së katër komandantëve më të lartë të këtij vendi, për shkak të mospajtimit me qeverinë.

Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl, pritet që sot t’i miratoj emërimet e reja, në fund të takimit vjetor të Këshillit të Lartë Ushtarak, që diskuton për promovim dhe shkarkim të oficerëve.

Javën e kaluar, shefi i shtabit të armatës së Turqisë u tërhoq, së bashku me shefat e marinës, të armatës dhe të forcës ajrore, për shkak të frustrimeve me arrestimet dhe dënimet e qindra oficerëve për dyshime për përpjekje për përmbysjen e qeverisë me baza islamike të kryeministrit Rexhep Tajip Erdogan.

Zoti Erdogan i ka kundërshtuar promovimet e komandantëve të involvuar në komplotet e dyshuara, prandaj shefi i shtabit protestoi se ata po dënoheshin pa vendim gjyqësor.
XS
SM
MD
LG