Ndërlidhjet

Merkel i uron Obamës ditëlindjen e 50-të


Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka uruar presidentit amerikan, Barak Obama, ditëlindjen e 50-të, duke thënë se ai i ka forcuar raportet amerikano-gjermane dhe e ka lavdëruar angazhimin e tij personal në politikën botërore.

Nëm urimin e saj, zonja Merkel e ka lavdëruar “pasionin dhe vizionin e zotit Obama, për një të ardhme të ndritshme” dhe “afëtsinë e tij për t’i kuptuar njerëzit, përfshirë edhe ata në Gjermani, dhe për të dhënë një shtytje në zgjidhjen e problemeve urgjente ndërkombëtare”.

Në muajin qershor, zoti Obama e nderoi kancelaren Merkel me Medaljen Presidenciale Për Liri.

Në Shtëpinë e Bardhë për sot është planifikuar festimi i ditëlindjes së presidentit Obama.
XS
SM
MD
LG