Ndërlidhjet

Kajro: Vazhdoi procesi kundër ish ministrit të brendshëm


Procesi gjyqësor kundër ish ministrit të brendshëm, Habib el-Adly, dhe gjashtë zyrtarëve të lartë policorë, në regjimin e ish presidentit Hosni Mubarak, ka vazhduar sot në Kajro, një ditë pasi filloi procesi kundër Mubarakut, që është vlerësuar si historik.

Mubaraku, el-Adly dhe gjashtë zyrtarët policorë, janë të akuzuar për dhënien e urdhërit për vrasjen e qindra protestuesve gjatë kryengritjes në muajin shkurt, nga e cila u përmbys Hosni Mubaraku.

Të gjitha ata mund të dënohen me vdekje, nëse shpallen fajtor. Pas paraqitjes së sotme në gjykatë, atyre iu caktua seanca e ardhshme për 14 gusht.

Ata ishin paraqitur edhe dje në një gjykatë në Kajro, së bashku me dy djemtë e Mubarakut, të cilët ballafaqohen me akuza të ndara për korrupsion.

Ish presidenti Mubarak do të paraqitet në gjykatë, për të dytën herë, më 15 të këtij muaji.
XS
SM
MD
LG