Ndërlidhjet

logo-print

Siri: Aktivistët thonë se janë vrarë 6 protestues


Veprimtarët dhe dëshmitarët thonë se forcat e sigurisë së Sirisë kanë vrarë së paku gjashtë protestues, në disa pjesë të këtij vendi, gjatë natës së kaluar.

Këto vrasje u bënë, derisa telefonat dhe komunikimet e tjera nuk funksionojnë në qytetin e trazuar, Hama, ku një operacion ushtarak po zhvillohet prej ditës së diel.

Prej fillimit të këtij operacioni raportohet se në Hama janë vrarë së paku 100 vetë.
XS
SM
MD
LG