Ndërlidhjet

Rast për rendin dhe ligjin


Trupat ushtarakë të KFOR-it në Kosovës.
Trupat ushtarakë të KFOR-it në Kosovës.

Ndërmjetësimi i KFOR-it për të gjetur një marrëveshje fillimisht me Beogradin e pastaj edhe me Prishtinën zyrtare, në mënyrë që të shtendoset gjendja në veriun e Kosovës, është degradim i situatës, vlerësojnë analistët e çështjeve politike dhe të sigurisë në Kosovës.

Analisti politik, Ylli Hoxha nga Klubi për Politikë të Jashtme thotë se kjo situatë i dëmton interesat e shtetit të Kosovës.

Kthimi në situatën ku KFOR-i garanton se kush dhe përcakton se çka do të lejohet e çka jo në qarkullimin civil, është një degradim në gjendje dhe është paralajmërim se kjo çështje po shndërrohet në çështje të negociatës politike".

"Situata po rrëshqet prej mundësisë për të imponuar rendin dhe ligjin, pra një mundësi për të imponuar një vullnet legjitim dhe legal të institucioneve të Kosovës, në një situatë ku duhet negociuar me palën serbe për çështjet që i përkasin drejt për drejtë sovranitetit të Kosovës
”, thotë ai.

Hoxha gjithashtu ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes të jashtëzakonshëm që të mos e humbë shansin për vendosjen e rendit dhe ligjit në veri të vendit, shans ky i cili u krijua më 25 korrik, me intervenimin dhe marrjen nën kontroll të vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 nga ana e Policisë së Kosovës.

Duhet shfrytëzuar maksimalisht ky moment nga pala kosovare, në mënyrë që edhe operativisht edhe politikisht të mos bëjmë lëshime, të cilat do të na kushtojnë me reperkusione edhe 10 vjeçare në të ardhmen. Pra, ky është moment i rëndësishëm, në të cilin është Kosova dhe në të cilin do të mund të trajtohen problemet në veri të Kosovës".

"Gjërat mund të ecin kah vendosja e rendit dhe ligjit në veri dhe nuk duhet humbur ky shans për shkak të lëshimeve qoftë operacionale, qoftë për shkak të moskoordinimit me faktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë
”, sqaron Hoxha.

Ai ka shtuar se ndërhyrja njëditore e ekspeditës së Policisë së Kosovës në veri të vendit, nuk mjafton për t’u vendosur ligjësia.

Ai thotë se kërkohet një plan shumë më gjithëpërfshirës dhe më i koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, në mënyrë që të tejkalohen sfidat që ndërlidhen me këtë çështje.

Ndërkaq, eksperti për çështje të sigurisë Agim Musliu, thekson se gjatë përpjekjes për të gjetur një zgjidhje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, KFOR-i duhet të ketë parasysh specifikat dhe gjendjen reale në Kosovë.

KFOR-i e ka mandatin të jap siguri apo të bëj siguri për gjithë territorin e Kosovës dhe pacenueshmërinë e kufijve. Por, njëkohësisht, duhet ta ketë parasysh edhe Kushtetutën e shtetit të Kosovës. Do të thotë, pala kosovare duhet të përfshihet në këtë proces, patjetër”, thotë Musliu.

Ai thekson se duhet parë situatën se si do të zhvillohet dhe garancat që jep KFOR-i për ruajtjen e vendkalimeve kufitare 1 dhe 31.

Ne shquhemi me durim dhe gjakftohtësi. Ne mund të presim deri më 15 shtator, por unë si njeri, si qytetar i Kosovës ndjehem i anashkaluar. Po ashtu edhe institucionet e Kosovës".

"Mund të ketë implikime se e tëra kjo çfarë ka ndodhur, ka ndodhur me iniciativë të palës kosovare, e cila më nuk mund të presë këtë gjendje që të zhvillohet edhe më tej në veri të Kosovës. Për atë arsye është ndërmarrë edhe masa e reciprocitetit
”.

Ndryshe, analistët politikë dhe ekspertët e sigurisë, kanë inkurajuar dhe mbështetur Qeverinë e Kosovës në qëndrimin e saj që të mos kthehet prapa në gjendjen e para 25 korrikut dhe siç kanë thënë ata, të mos lejohet edhe një dekadë me mungesë të ligjësisë dhe rendit në veriun e Kosovës.
XS
SM
MD
LG