Ndërlidhjet

LDK apelon për zbatim të plotë të reciprocitetit


Lidhja Demokratike e Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj në lidhje me ngjarjet në veri.

Sa u përket pikave të bisedimeve, të cilat “pala serbe po i potencon si marrëveshje me KFOR-in”, LDK-ja thotë se “nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshjeje për Kosovën, në të cilën Kosova nuk është palë fuqiplote”.

“Reciprociteti duhet të respektohet plotësisht, në mënyrë që të mos lejohet lulëzimi i krimit dhe evazionit fiskal”, thuhet në komunikatën për media të kësaj partie.

Sipas së njëjtës, në veri të Kosovës “nuk ekziston kurrfarë krize humanitare, andaj konvoji i ndihmave humanitare nga Serbia nuk ka të bëjë me humanizëm, por me politikën serbe për tensionimin e situatës”.

LDK-ja rithekson se çështja e statusit është një çështje e mbyllur shumë kohë më parë dhe e vërtetuar nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
XS
SM
MD
LG