Ndërlidhjet

NATO konsideron shtimin e sërishëm të forcave në Kosovë


Zyrtarët thonë se NATO-ja mund të shtojë sërish forcat e saj në Kosovë, të cilat tashmë janë duke u përforcuar nga një batalion gjermano-austriak i këmbësorisë.

Agjencia AP citon një diplomat dhe një tjetër zyrtar - njohës i situatës - të kenë thënë se Aleanca po konsideron vendosjen e një batalioni të dytë rezervë, për shkak të tenisoneve të vazhdueshme ndërmjet autoriteteve kosovare dhe atyre serbe.

Zëdhënësja e NATO-s, Karmen Romero, tha se Aleanca nuk ka nënshkruar ende ndonjë vendim për dërgimin e njësive të reja.

Zyrtarët thonë se kontingjenti rezervë nuk ka për qëllim rritjen e përhershme të forcës së NATO-s, por për të siguruar lehtësim të përkohshëm gjatë krizës.
XS
SM
MD
LG