Ndërlidhjet

Asad lejon ekzistimin e partive opozitare


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad, ka lëshuar një dekret, përmes të cilit lejon ekzistimin e partive opozitare në vend.

Agjencia zyrtare e lajmeve SANA tha se ligji i ri lejon ngritjen e partive politike përkrah Partisë Bath të Asadit, e cila ekziston në pushtet që nga viti 1963, me statusin kushtetues të "udhëheqësit të shtetit dhe të shoqërisë".

Pluralizmi politik ka qenë në ballë të kërkesave të disidentëve, të cilët që nga muaji mars mbushin rrugët e Sirisë, duke bërë thirrje për më shumë liri.

Dekreti vjen një ditë pasi Këshilli i Sigurimit dënoi goditjen vdekjeprurëse të Qeverisë siriane mbi protestuesit.

Ndërkohë, presidenti rus, Dmitri Medvedev, i kërkoi sot Asadit të kryejë reformat dhe të pajtohet me kundërshtarët e tij, duke thënë se ai rrezikon një "fat të keq" në qoftë se nuk arrin ta bëjë këtë.
XS
SM
MD
LG