Ndërlidhjet

Presion për largimin e Asadit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, tha se Shtetet e Bashkuara do të kërkojnë nga evropianët, arabët dhe të tjerët që të bëjnë më shumë presion mbi Sirinë, për të ndaluar dhunën vdekjeprurëse mbi protestuesit pro-demokracisë.

Zonja Klinton tha se regjimi i presidentit Bashar al-Asad është përgjegjës për vdekjen e mbi 2,000 njerëzve.

Klinton deklaroi se Uashingtoni beson se Asad ka "humbur legjitimitetin e tij për të qeverisur popullin sirian".

Kohët e fundit, Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë ashpërsuar qëndrimet e tyre kundër regjimit të Asadit.

Raportet nga Siria flasin për dhjetëra civilë të vrarë nga sulmet ushtarake në qytetin Hama.
XS
SM
MD
LG