Ndërlidhjet

Shpërthim në një minierë të Ukrainës


Nga një shpërthim në një minierë në lindje të Ukrainës ka humbur jetën një person dhe janë plagosur 22 të tjerë. Incidenti ndodhi pak ditë pas disa shpërthimeve të tjera në këto zona, ku humbën jetën 37 minatorë.

Ministria e Emergjencave tha se shpërthimi ka ndodhur thellë në minierën Krasnokutska të rajonit Lugansk, ndërsa më shumë se 220 minatorë ndodheshin duke punuar.

Aksidentet e tilla fatale janë të shpeshta në minierat e Ukrainës, shumë nga të cilat janë jo të financuara mirë dhe të pajisura dobët me mjete të punës dhe të sigurisë.
XS
SM
MD
LG