Ndërlidhjet

Tajlanda zgjedh kryeministren e parë femër


Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Jingluk Shinavatran për kryeministre, duke u bërë femra e parë në vend që zë këtë post.

44-vjeçarja është motra e ish-kryeministrit Taksin Shinavatra, i cili u përmbys në grusht-shtetin ushtarak të 2006-ës dhe tani jeton në ekzil në Dubai.

Ai ende shihet si lider 'de facto' i partisë së Jinglukut, e cila fitoi zgjedhjet në muajin korrik.

Largimi i tij nga ushtria u pasua me trazira të dhunshme dhe me ndarje të vendit në mes të përkrahësve dhe kundërshtarëve të tij.

Para se Jingluk të marrë detyrë, zgjedhja e saj duhet të miratohet nga mbreti.
XS
SM
MD
LG