Ndërlidhjet

logo-print

Shutanovac: Të papranueshme masat e njëanshme për veriun


Ministri serb i Mbrojtjes, Dragan Shutanovac, tha se është e papranueshme çdo masë e njëanshme e dhunës, që do të ndryshonte situatën në veri të Kosovës.

Gjatë takimit me ndihmësin e sekretarit amerikan të Mbrojtjes për çështjet ndërkombëtare të sigurisë, ambasadorin Aleksander Versbou, Shutanovac tha se Serbia do të vazhdojë bashkëpunimin me KFOR-in.

Sipas tij, "pikërisht kjo situatë tregon përse Beogradi është kundër zvogëlimit të forcave ndërkombëtare në Kosovë".

Versbou tha se zgjidhja e krizës në Kosovë duhet të kërkohet me mjete diplomatike dhe paqësore.
XS
SM
MD
LG