Ndërlidhjet

Regjimi mohon vrasjen e Khamis Gadafit


Qeveria libiane ka hedhur poshtë raportet që flasin për vrasjen e djalit të Muamer Gadafit.

"Ky është një mashtrim i pistë", tha zëdhënësi i qeverisë, Musa Ibrahim, duke mos dashur të bëjë komente të tjera.

Kryengritësit libianë kanë thënë se sulmet ajrore të NATO-s në qytetin Zilten kanë vrarë Khamis Gadafin. Aleanca, megjithatë, nuk ka mundur të konfirmojë njoftimin.
XS
SM
MD
LG