Ndërlidhjet

Gjykimi i Arid Ukës nis më 31 gusht


Drejtësia gjermane tha se kosovari 21-vjeçar, i akuzuar për vrasjen e dy ushtarëve amerikanë jashtë aeroportit të Frankufurtit, do të dalë para gjyqit në fund të këtij muaji.

Gjykata Shtetërore në Fraknfurt tha se gjykimi i Arid Ukës do të hapet më 31 gusht dhe se pritet të përfshijë dhjetë seanca gjyqësore, së bashku me dëshmitë e ushtarëve të plagosur dhe të ekspertëve psikiatrikë.

Uka ngarkohet me dy akuza për vrasje dhe tri për tentim-vrasje, në lidhje me sulmin e 2 marsit. Nëse shpallet fajtor, ai përballet me dënim të përjetshëm.

Autoritetet thonë se i pandehuri ka pranuar se ka dashur të vrasë ushtarë amerikanë, për shkak të përfshirjes së Shteteve të Bashkuara në Afganistan.
XS
SM
MD
LG