Ndërlidhjet

SHBA mirëpret arritjen e pajtueshmërisë


"Shtetet e Bashkuara e mirëpresin arritjen e pajtueshmërisë nga KFOR-i me të dyja qeveritë, atë të Kosovës dhe të Serbisë. E vlerësojmë faktin se Beogradi dhe Prishtina kanë ushtruar durim dhe gatishmëri për të qetësuar situatën, derisa zhvilloheshin diskutimet për këtë pajtueshmëri", ka thënë për Radion Evropa e Lirë zëvendësndihmësi i sekretares amerikane të Shtetit, Tomas Kantrimen.

"Duam ta falënderojmë KFOR-in, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme në dy javët e fundit, në përmbushjen e mandatit të tij, për të ruajtur një ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë. Duam ta falënderojmë gjithashtu Bashkimin Evropian për kontributin e tij të rëndësishëm rreth kësaj pajtueshmërie dhe në qetësimin e situatës", ka thënë Kantrimen.

Sipas tij, "kjo arritje e pajtimit mundëson disa gjëra - qetëson situatën mes palëve, që është thelbësore për ruajtjen e ambientit të qetë dhe të sigurt në Kosovë; i lejon jo vetëm KFOR-it, por edhe gjithë njerëzve në Kosovë lirinë e qarkullimit, që është parim thelbësisht i rëndësishëm, si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për Bashkimin Evropian, dhe është në pajtim me nevojën për të vendosur sundimin e ligjit në mbarë Kosovën".
XS
SM
MD
LG