Ndërlidhjet

Stefanoviq: Marrëveshja nuk është ideale


Kreu i delegacionit serb në bisedimet me Kosovën, Borisllav Stefanoviq, tha se marrëveshja e arritur me KFOR-in është “një marrëveshje e mirë në rrethanat aktuale”.

“Marrëveshja është e karakterit të përkohshëm, ajo nuk është ideale, nuk është më e mira, por në çdo rast ndihmon në vendosjen e paqes dhe të stabilitetit, si dhe në ruajtjen e pozicionit që kanë serbët e Kosovës”, tha Setfanoviq për mediat serbe.

Sipas tij, marrëveshja në fjalë gjithashtu hap mundësinë e vazhdimit të dialogut dhe do të aplikohet së paku deri më 15 shtator.
XS
SM
MD
LG