Ndërlidhjet

Obama, Sarkozi dhe Merkel diskutojnë krizën e Eurozonës


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka diskutuar zhvillimet e fundit në Eurozonë së bashku me homologun francez, Nikolas Sarkozi, dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Në deklratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Obama “ka përshëndetur lidershipin e vazhdueshëm të presidentit Sarkozi dhe të kancelares Merkel në adresimin e sfidave të ekonomisë evropiane”.

Deklarata po ashtu bën të ditur se Obama, në biseda të ndara telefonike, është konsultuar me dy krerët evropianë edhe për situatën në Siri.

Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë hollësi të tjera rreth përmbajtjes së bisedave të Obamës me Sarkozin dhe Merkelin.
XS
SM
MD
LG