Ndërlidhjet

22 të vrarë në Siri


Aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri, thonë se forcat qeveritare kanë vrarë së paku 22 vetë, pasi dhjetëra mijëra protestues u mblodhën për të protestuar kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.

Aktivistët, kanë bërë të ditur se forcat qeveritare ka hapur zjarr mbi demonstruesit e paarmatosur dhe po ashtu ka hedhur edhe gaz lotsjellës në një përpjekje për të shpërndarë protestuesit gjatë ditës së premte.

Liderët nga Shtetet e Bashkuara, dhe Evropa kanë rritur përpjekjet që synojnë dhënien fund të dhunës ndaj protestuesve në Siri.

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton të enjten akuzoi regjimin e Assadit për vrasjen e më shumë se 2.000 personave.
XS
SM
MD
LG