Ndërlidhjet

logo-print

Turqia zbulon dërgesën e armëve nga Irani në Siri


Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, konfirmoi se autoritetet qeveritare kanë zënë një dërgesë të armëve nga Irani në Siri. Agjencia e lajmeve Anatolia citoi Davutoglun të ketë thënë se “janë duke u bërë hetimet e nevojshme”.

Dy ditë më parë, mediat gjermane cituan “burimet diplomatike perëndimore” duke thënë se “Turqia ka ndaluar shpërndarjen e armëve”.

Në muajin mars, shteti turk ka njoftuar panelin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara se ka konfiskuar një sasi të armëve që Irani ka tentuar t’i eksportojë, përkundër embargos së OKB-së për armët.
XS
SM
MD
LG