Ndërlidhjet

Të paktën tre të vrarë në një burg të Irakut


Zyrtarët irakianë thonë se të paktën tre persona u vranë gjatë një përleshjeje në një burg në qytetin Hillah.

Zëdhënësi i Ministrisë së Drejtësisë, Haider al-Saadi, tha se të paktën pesë persona të tjerë u plagosën kur shpërthyen "luftimet" mes rojeve dhe të burgosurve.

Hillah shtrihet rreth 95 kilometra në jug të Bagdadit.

Përleshjet në burgjet nuk janë të rralla në Irak, pasi që siguria është e dobët në shumë prej institucioneve kyçe të vendit.
XS
SM
MD
LG