Ndërlidhjet

WP: Fati i Obamës në duart e ekonomisë


Presidenti Barak Obama
Presidenti Barak Obama
"Washington Post"

Rritje ekonomike nën dy për qind, rënie e përditshme e aksioneve të tregjeve, stagnim i vendeve të reja të punës…

Sa janë shpresëdhnëse të dhënat e tilla për një presidenet që synon mandatin e dytë? Demokratët amerikanë janë të shqetësuar se koha mund të kalojë shpejt për të ndryshuar drejtimin e stuhisë.

“Lajm i mirë për presidentin është se zgjedhjet nuk do të zhvillohen sot”, thotë strategu demokrat, Mark Mellman. “Por, nëse njerëzit shohin përpara dhe shohin atë që kemi sot, do të jetë vështirë. Gjëja më e rëndësishme që duhet bërë është ndryshimi i rrethanave në terren, por kjo është njëkohësisht edhe gjëja më e vështirë”, thotë Mellman.

Gjatë fushatave të tij, Obama ka argumentuar se republikanët e kanë shtyrë ekonominë në gropë. Por, shtrohet pyetja përse ai vetë nuk e ka tërhequr?

Nëse zgjedhjet e kaluara shërbejnë si tregues, strategët dhe shkencëtarët politikë thonë se Obama ka sasi të kufizuar kohore – ndoshta deri në verën e ardhshme – për të bërë një gjë të tillë.

Shtëpia e Bardhë është zotuar se gjithë fokusin e saj do ta vërë mbi ekonominë dhe vendet e punës. Por, presidenca e Obamës, jo rrallëherë, është ‘penguar’ në fokusimet e saj. Tani ekziston mundësia e një tronditjeje nga jashtë – ndoshta nga kriza e borxhit në Evropë.

“Raporti i sotëm i papunësisë tregon se përqindja e papunësisë është mbi tetë për qind”, tha të premten gurvernatori i Masaçusets, Mit Romnej.

“Kur ju shikoni se çfarë ka bërë ky president për ekonominë në tre vjet, ju e dini përse Amerika nuk dëshiron të zbulojë se çfarë mund të bëjë ai për tetë vjet”, tha Romnej.

Një tjetër shenjë shqetësues për Obamën është dhe ky: vetëm në dy vjet të zgjedhjeve presidenciale që nga vitet 1950, indeksi i besueshmërisë së konsumatorëve ka qenë po kaq i ulët sa është sot. Këto periudha ishin viti 1980 dhe 1992, që ishin po ashtu të vetmet vite që treguan humbjen e presidentit në detyrë.

Thuhet se të gjitha zgjedhjet kanë çështjet dhe personalitetet e veta dhe në fund çdonjëri është zgjedhje midis dy kandidatëve. Por, dijetarët kanë gjetur lidhje mes performancës ekonomike dhe asaj elektorale të një presidenti.

Njëra nga to, që ka fituar besimin e gjerë në mesin e shkencëtarëve politikë, është i ashtuquajturi model “Bukë dhe Paqe”, i projektuar nga Hibs Dagllas, nga Universiteti Gotenborg i Suedisë.

Ai konstaton se perspektivat e rizgjedhjes së një presidenti lidhen me rritjen e të ardhurave të disponueshme dhe numrin e viktimave ushtarake, të cilat rezultojnë nga përfshirja e Shteteve të Bashkuara në konfliktet e huaja.

“Nëse duhet të vë bast sot, vë bast se ai do të humbasë”, thotë Hibs. (v.t.)
XS
SM
MD
LG