Ndërlidhjet

Refugjatët sirianë përballen me mungesë ushqimesh


Mijëra libianë që kanë kaluar kufirin dha kanë dalë në Tunizi, janë duke jetuar në kampe, me furnizime të dobëta ushqimore dhe kujdes të papërshtatshëm mjekësor.

Abdelbaset Belhasan, një koordinator lokal i ndihmave, citohet të këtë deklaruar se mungesa e higjienës dhe "problemet e sigurisë" janë problemet kryesore.

"Këto mangësi janë aktualisht dhe po shkaktojnë shumë probleme për njerëzit. Kërkohet ndërhyrje e institucioneve të qeverisë dhe shtetit", tha Belhasan.

Rreth 55.000 refugjatë pritet të marrin pako ushqimore në Tunizi gjatë Ramazanit pas një iniciative nga Programi Botëror i Ushqimit, Kryqi i Kuq dhe nga organizatat e tjera. Tunizia deri tash ka pranuar rreth 70.000 refugjatë që nga fillimi i konfliktit të Libisë, më 17 shkurt.
XS
SM
MD
LG