Ndërlidhjet

logo-print

“Vëllezëria Myslimane” mban zgjedhjet e brendshme


Lëvizja egjiptiane “Vëllezëria Myslimane”, që njihet si grupi më i madh politik në vend, ka mbajtur zgjedhjet e para të brendshme që nga rrëzimi i presidentit Hosni Mubarak.

Para largimit të Mubarakut, ky grup politik ishte i ndaluar nga politika publike dhe po ashtu ishte i kërcënuar nga goditje të ndryshme.

Zëdhënësi i kësaj lëvizjeje, Mahmud Ghozlan, tha se më shumë se 100 anëtarë të grupit morën pjesë në zgjedhjen e tre drejtuesve të rinj.

Ai tha se votimi i sotëm është dëshmi se Egjipti "ka ndryshuar".
XS
SM
MD
LG