Ndërlidhjet

logo-print

Trazira në veri të Londrës


Pas varasjes së një të riu nga ana e policise në Londrë, disa banorë me koktej molotovi kanë sulmuar policinë dhe dy makina patrullolluese në Totenhem, veri të Londrës.

Po ashtu raportohet se është djegur një autobus dhe disa ndërtesat.

Raportohet se deri me tash janë lenduar tetë policë, kurse nuk është arrestuar asnjë person.

Rreth 300 njerëz janë mbledhur afër stacionit policor në këtë vend.

Më herët numri i protestuesve thuhet të ketë qenë mes 400 dhe 500 personave.

Totenhemi është një nga zonat më të privuar në Anglinë, ku thuhet se gati gjysma e të gjitha fëmiljeve jetojnë në varfëri.

Zona ku ka ndodhur incidenti ka një histori të tensionimeve racor dhe anti-policore.
XS
SM
MD
LG