Ndërlidhjet

logo-print

Shqetësime për arrestimin Timoshenkos


Janë rritur tensionet midis autoriteteve të Ukrainës dhe përkrahësve të udhëheqëses së opozitës Julia Timoshenko e cila është arrestuar.

Rreth 100 pjesëtar të policisë elitës janë vendosur sot buzë një kampi të ngritur në qendër të Kievit nga përkrahësit e Timoshenkos.

Një gjykatë në Kiev të premten urdhëroi arrestimin e ish-kryeministrës Timoshenko pasi thuhet se ajo ka abuzuar me pushtetin.

Timoshenko pretendon se akuzat ndja saj, janë për hakmarrje politike të drejtuara nga rivali i saj, presidenti Viktor Janukoviq.

Britania tha se është "shumë e shqetësuar" nga arrestimi i Timoshenkos dhe paralajmëroi se një gjykim i padrejtë, mund të dëmtojë marrëdhëniet e vendit me BE-në.

Ambasada e SHBA në Kiev u ka bërë thirrje autoriteteve ukrainase për lirimin e menjëherëshem tëTimoshenkos.

Timoshenko gjykohet për keqpërdorim të pushtetit, në lidhje me një kontratë që ajo ka nënshkruar me kryeministrin rus, Vladimir Putin, pas ndërprerjes së furnizimit me gaz nga Rusia në vitin 2009.
XS
SM
MD
LG