Ndërlidhjet

Arrin në 29 numri i të vrarëve sot në Siri


Forcat siriane thuhet se kanë vrarë të paktën 29 njerëz sot në sulmet e ushtrisë në dy qytete.

Aktivistët e të drejtat të njeriut thonë se 20 civilë u vranë kur trupat me rreth 200 tanke sulmuan qytetin lindor të Sirisë Deir el-Zour.

Raportet e aktivistëve thonë se dhuna ndaj personave që protestojnë kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Assad po vazhdon.

Shpërthime dhe granatimet thonë ata, mund të dëgjohet në zona të ndryshme pasi forcat ushtarake kanë nisur para agimit sulme në qytet nga katër anët, duke marrë kontrollin në tetë lagje.

Nëntë persona, përfshirë një fëmijë thuhet se u vranë gjatë një operacioni ushtarak në fushën e al-Hula pranë qytetit qendror të trazuar Homs.
XS
SM
MD
LG