Ndërlidhjet

Tadiq takon përfaqësuesit e serbëve të veriu


Mediat serbe raportojnë se përfaqësuesit e serbëve të veriu të Kosovës do të takohen sonte, në Beograd me kryetarin e Serbisë, Boris Tadiq.

Siç raportojnë mediat, në Beograd do të udhëtojnë kryetarët e të katër komunave, kryetarët e kuvendeve të këtyre komunave si dhe kreu i të ashtuquajturit Qarkut.

Ndërsa temë e bisedimeve thuhet se do të jetë marrëveshja e arritur me KFOR-in dhe gjendja në veri.

Serbët nga veriu i Kosovës mendojnë se 10 pikët e ofruara me marrëveshje nuk janë zgjidhja më e mirë, por edhe nuk dëshirojnë që të kundërshtojnë marrëveshjen prapa së cilës qëndron Beogradi zyrtar.
XS
SM
MD
LG