Ndërlidhjet

NYT: Në mesin e të vrarëve në Çinok edhe komandos specialë


Fotografi ilustruese
Fotografi ilustruese
"New York Times"

Në ditën më vdekjeprurëse për forcat amerikane në luftën e gjatë afro një dekadë në Afganistan, kryengritësit e rrëzuan helikopterin transportues Çinok, duke vrarë 30 amerikanë, përfshirë edhe disa komandosë nga njësia Seal e Marinës, e cila e vrau Osama bin Ladeinin, dhe 8 afganë, kanë thënë zyrtarë amerikanë dhe afganë.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë sulm dhe ata vështirë se do të mund e gjejnë një cak më të vlefshëm: zyrtarët amerikanë thanë se 22 prej të vrarëve ishin komandos të njësisë Seal të Marinës, përfshirë edhe pjesëtarë të Ekipit Seal 6. Komandos të tjerë nga ky ekip e kishin ndërmarrë sulmin në Abbottabad të Pakistanit nga i cili, në muajin maj, u vra Osama bin Laden.

Zyrtarët thanë se ata që u vranë në sulmin e fundit në Luginën Tangi, në perëndim të Kabulit, nuk ishin të involvuar në misionin në Pakistan, në muajin maj.

Sulmi u bë gjatë periudhës së rritjes së dhunës dhe e ka shoqëruar fillimin e zvogëlimit të forcave amerikane dhe të trupave të NATO-s, dhe ka treguar se sa të thella mbeten rrënjët e kryengritjes, edhe larg nga bazat kryesore në pjesën jugore të Afganistanit dhe përgjatë kufirit afgano-pakistanez, në lindje.

Ushtarët amerikanë së fundit e kishin dorëzuar të vetmen bazë luftarake në Luginën Tangi te afganët.

Gjenerali Abdul Qajaum Bakizov, shef i policisë në Vardak, tha se sulmi kishte ndodhur në orën 1 të mëngjesit të shtunën, pas një sulmi në kompleksin talibanë në fshatin Jav-e-Mekh Zareen në Luginën Tangi. Luftimi kishte zgjatur dy orë, tha ky gjeneral.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabiullah Muxhahid, ka konfirmuar se kryengritësit ishin mbledhur në kompleks, duke shtuar se tetë prej tyre ishin vrarë në luftë.

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shprehur ngushëllime te familjet e amerikanëve dhe afganëve, për ushtarët të cilët vdiqën në sulm.

“Vdekja e tyre është përkujtim i sakrificës së jashtëzakonshme të bërë nga meshkujt dhe femrat e ushtrisë tonë dhe të familjeve të tyre”, tha Obama. Ngushëllime ka shprehur edhe presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai.

Gjenerali Xhon Allen, komandant i misionit ndërkombëtar ushtarak në Afganistan, tha se “të gjithë të vrarit në këtë operacion, ishin hero të vërtetë, të cilët tashmë kishin dhënë aq shumë në mbrojtjen e lirisë” dhe shtoi se “sakrifica e tyre nuk do të harrohet”.

Lugina Tangi kalon nëpër kufi ndërmjet Vardakut dhe Provincës Logar, një hapësirë ku siguria është përkeqësuar gjatë dy viteve të kaluara, duke e sjellur kryengritjen më afër kryeqytetit Kabul.

Kjo është njëra nga disa territoret e pa-arritshme, që ishin shndërruar në strehime për kryengritës, sipas oficerëve të operacioneve dhe të inteligjencës së Ekipit të Brigadës së Katërt Luftarake, nga Divizioni i 10-të Malor, që patrullon në këtë hapësirë.

Ky rajon malor, me shtigje të vogla dhe rrugë anësore, një kohë të gjatë ishte hapësirë, të cilën talibanët e kanë përdorë për të lëvizur ndërmjet vendeve Logar dhe Vardak, thonë zyrtarët lokalë.

Kirstin Masi nga Ekipi i Brigadës së Katërt Luftarake, tha se Tangi “është bazë për talibaët”.

Luftëtarët janë në tërësi afganë dhe pothuajse të gjithë janë banorë lokalë, thotë Masi.

Kur Ekipi i Brigadës së Katërt Luftarake, e dorëzoi bazën e tij të vetme luftarake në Luginën Tangi te forcat e sigurisë afgane, në muajin prill, një komandant amerikan tha se derisa trupat po fillonin tërheqjen, ai dëshironte që forcat e tij t’i fokusonte në hapësirat problematike, që kanë më tepër popullatë. Por, ai ka premtuar se forcat e koalicionit do të vazhdojnë të ndërmarrin operacione për ta ndalur aktivitetin kryengritës.

“Derisa ne humbën personel të Shteteve të Bashkuara, ne duhet të përqendrohemi në popullatën më të madhe”, tha Tomas Rikard, komandant i Forcës Luftuese të Divizionit të 10 Malor, që ka përgjegjësi për hapësirën, që përfshinë edhe Luginën Tangi, the shton se “ne do të vazhdojmë kërkimin për kryengritës në Tangi dhe t’i parandalojmë ata nga strehimi i sigurt”.

Ky ishte helikopteri i dytë i goditur nga kryengritësit, gjatë dy javëve të kaluara. Më 25 korrik, një Çinok ishte rrëzuar në provincën Kunar, duke plagosur dy njerëz në të. Nga 15 përplasjet ose aterrimet e detyruara këtë vit, këto dy sulme ndaj helikopterëve ishin të vetmen raste të konfirmuara, ku zjarri armiqësor ishte i involvuar.

Para incidentit të rëndë të së shtunës, humbja më e madhe për një ditë e jetëve të ushtarëve amerikanë në Afganistan, ndodhi më 28 qershor të vitit 2005, kur gjatë një operacioni në Provincën Kunar, helikopteri i tipit Çinok me trupa për operacione speciale, u godit dhe u rrëzua derisa po përpiqej të sillte përforcime për forcat e angazhuara në luftime të ashpra. 16 anëtarë të forcave speciale u vranë gjatë përplasjes dhe tre të tjerë u vranë në luftimet në tokë. (f. b.)
XS
SM
MD
LG