Ndërlidhjet

Afganistan: Vriten katër ushtarë të NATO-s


Katër ushtarë të NATO-s janë vrarë sot në dy sulme të ndar në Afganistan.

Sulmet e sotme vijnë vetëm një ditë pasi 30 ushtarë amerikanë humbën jetën nga rrëzimi i një helikopterit në Afganistanin lindor.

Zyrtarët e NATO-s thanë se dy ushtarë u vranë në pjesën lindore të vendit dhe dy në jug.

Aleanca nuk ka dhenë detaje për ushtarët e vrarë.

Me vdekjet e fundit, numri i të vrarëve në këtë vitë ka arritur në 383

Nderkohë, zyra e presidenti francez Nikolas Sarkozi, tha se dy ushtarë francezë janë vrarë në përleshjet me militantët në luginën e verilindore të vendit Tagab.

Franca, aktualisht ka rreth një mijë trupa që shërbejnë në Afganistan, dhe ka vendosur të tërheqë forcat e saj në vitin 2014.
XS
SM
MD
LG