Ndërlidhjet

logo-print

Mustafa: Të respektohet marrëveshja me KFOR-in


Lideri i opozitës në Kosovë, Isa Mustafa, njëherësh kryetar i Komunës së Prishtinës, ka kërkuar sot respektim të marrëveshjes së arritur me KFOR-in për situatën në veri të Kosovës.

“Secila marrëveshje që çon në shtrirjen e sovranitetit në gjithë territorin e Kosovës duhet të respektohet”, tha zoti Mustafa, kryetar i Lidhjes Demokartike të Kosovës.

Ai ka thënë se qeveria e Kosovës, me ngjarjet pas ndërhyrjes së policisë së Kosovës në pikat 1 dhe 31, është ballafaquar me njërën nga sfidat më të vështira deri më tash.

“Ajo që ne insistojmë si Lidhje Demokratike është që të mos lëshohet pe, që qeveria të aftësojë të gjitha organet e saj, që të rezistojë dhe me ngulm të punojë që masat, të cilat kanë filluar më 25 korrik të muajit të kaluar, të realizohen me sukses”, tha zoti Mustafa.

Kryetari i Komunës së Prishtinës me këtë rast tha se do të propozoj që një rrugë e Prishtinës të emërohet me emrin e policit të vrarë më 25 korrik në veri, Enver Zymberi.
XS
SM
MD
LG