Ndërlidhjet

Britani, Gjermani: Të gjendet zgjidhje që i njeh kufijtë e Kosovës


Britania dhe Gjermania i kanë tërhequr vërejtjen Serbisë dhe Kosovës, se i dëmtojnë gjasët e tyre për integrim në Bashkimnin Evropian, nëse lejojnë vazhdimin e tensioneve etnike përgjatë kufirit të tyre.

Në një deklaratë të përbashkët, që do të botohet nesër në të përditshmen gjermane, Franfurter Allgemajne Cajtung, ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle dhe kolegu i tij britanik, Uilijem Hejg, kanë kërkuar nga Prishtina dhe Beogradi ta përfundojnë krizën e kufirit.

Serbia dhe Kosova duhet të gjejnë zgjidhje diplomatike që “i njeh kufijtë e Kosovës, e përmirëson jetën e secilit dhe të dy shtetet i vë në rrugë të anëtarësimit në BE”, thanë të dy ministrat, për të shtuar se “nëse ata nuk e bëjnë këtë, ato do ta humbin rastin historik”.
XS
SM
MD
LG