Ndërlidhjet

Arabia Saudite tërheq ambasadorin nga Siria


Arabia Saudite do të tërheqë ambasadorin e saj nga Siria, në shenjë proteste kundër shtypjes së protestuesve anti-qeveritarë.

Në një deklrataë të transmetuar në gjithë botën arabe, Mbreti Abdullah tha se “dhuna është e papranueshme”.

Deklarata erdhi vetëm disa orë pasi Liga Arabe kishte bërë dënimin e parë zyrtar të represionit në Siri.

Rreth 59 persona raportohet të jenë vrarë të dielën, kur tanket qeveritare pushtuan zonat e kontrolluara nga opozita.

Presidenti Bashar al-Asad tha se do të vazhdojë goditjen vdekjeprurësve ndaj protestuesve opozitarë, duke i përshkruar ata si “të jashtëligjshëm”.

“Sulmet në qytetet e opozitës ishin pjesë e detyrës së qeverisë për të mbrojtur sigurinë dhe jetët e qytetarëve të saj”, tha al-Asad.
XS
SM
MD
LG