Ndërlidhjet

Pasardhësi politik i Dalai Lamës bën betimin


Dijetari 43-vjeçar, Lobsang Sangaj, ka bërë betimin si kryetar i Qeverisë tibetiane në mërgim, për të zëvendësuar Dalai Lamën si udhëheqës politik të lëvizjes.

Kryeministri i ri, i cili kurrë nuk ka shkelur në Tibet, do të marrë detyrat nga paraardhësi i tij në maj të vitit të ardhshëm, ndërsa Dalai Lama do të mbajë rolin e udhëheqësit shpirtëror.

Sangaj ka studiuar në Universitetin e Nju Delhit, para se të magjistronte në Harward.
XS
SM
MD
LG