Ndërlidhjet

Banka Qendrore Evropiane ndihmon Italinë dhe Spanjën


Banka Qendrore Evropiane ka bërë të ditur se do të “implementojë në mënyrë aktive” programin e blerjes së bonove.

Një gjë e tillë sinjalizon gatishmërinë e bankës për të nisur blerjen e bonove të Qeverisë italiane dhe asaj spanjolle, në mbështetje të ekonomive të tyre.

Sipas deklaratës së presidentit Zhan Klod Trihet, Banka Qendrore Evropiane ka mirëpritur masat e kursimit dhe të reformës, të shpallura nga të dyja vendet, me qëllim reduktimin e deficitit buxhetor.

Krerët financiarë dhe të bankave qendrore të G7-ës janë zotuar se “do t’i ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për të mbështetur stabilitetin financiar, në kohën kur e gjithë bota është prekur nga pasiguria ekonomike”.
XS
SM
MD
LG