Ndërlidhjet

Kleriku shiit paralajmëron ushtarët amerikanë


Kleriku shiit, Muktada al-Sader, ka paralajmëruar “reagime me mjete ushtarake” nëse trupat e Shteteve të Bashkuara vazhdojnë të qëndrojnë në Irak edhe pas afatit të 31 dhjetorit.

Kleriku, i njohur për qëndrimet e tij anti-amerikane, i bëri këto komente pasi zyrtarët irakianë i kanë lënë të hapura diskutimet për mbajtjen e disa ushtarëve amerikanë pas afatit të tërheqjes, për qëllime trajnimi.

Shtatë ministra që shërbejnë në administratën e kryeministrit Nuri al-Maliki kanë lidhje me lëvizjen e al-Saderit, ashtu si dhe 40 ligjvënës të parlamentit.

Marrëveshja e sigurisë ndërmjet Uashingtonit dhe Bagdadit kërkon që rreth 47 mijë trupat amerikane që shërbejnë në Irak, të largohen nga ky vend deri në fund të këtij viti.
XS
SM
MD
LG